Armë dhe kokainë në mjetin "Audi", në pranga pasagjerët, shoferi i ikën në errësirë policisë
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe doza me lëndë narkotike në Mirditë.
Në pranga kanë rënë dy persona dhe një i tretë është shpallur në kërkim.
"Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në në vendin e quajtur "Ura e Fanit", Mirditë, një shtetas qarkullonte me automjet, me armë zjarri pa leje dhe doza me lëndë narkotike gati për shitje, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lumthi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve B. Gj., 38 vjeç dhe A. L., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Gj., 33 vjeç, banues në Mirditë dhe punohet për kapjen e tij".
Zjarri shkrumbon supermarketin në Durrës
18 Shkurt, 09:40
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar tip "Audi" me drejtues shtetasin E. Gj., ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike e dyshuar kokainë.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj. dhe A. L., si dhe u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Gj., i cili duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" për shtetasin E. Gj. dhe për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit" për shtetasit B. Gj. dhe A. L.

