Administratorja e Tiranës nuk shkon në Komision, Tabaku: Do ti bëjmë thirrje Policisë ta sjelli me force
Administratorja e incineratorit të Tiranës, Ariola Kodra nuk është paraqitur sot në Komisionin Hetimor për Incineratorët
Për këtë kryetarja e Komisionit ripërsëriti thirrjen për Ariola Kodrën që të paraqitet në Komision deri në mesditë.
"Nëse Ariola Kodra nuk paraqitet deri në mesditë do ti bëjmë thirrje Policisë ta sjelli me force" tha Tabaku
“Di fakte të reja për lidhjet e Arjola Kodrës me pronarët e incineratorit dhe lidhjet e hershme të saj. Tha të pavërteta në komision dhe po presim informacionin për pjesën financiare” tha Tabaku
PS pengon deshmine e gazetarit
Partia Socialiste vijon të tentojë bllokimin e dëshmive në komisionin për incineratorët. Në seancën e 14 shkurtit ata bllokuan dëshmitë e dy gazetarëve Artan Rama dhe Jetmir Olldashi dhe më pas dhe të 14 dëshmitarëve të tjerë që kishin një rol kyç në procedurat e dhënies së koncensioneve për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.
Nga ana e PS-së është pretenduar se gazetari Rama nuk mund të dëshmojë pasi ka konflikt interesi dhe se është i kallëzuar për shpifje.
Nënkryetari i ri i komisionit, Arben Pëllumbi tha sot se kërkesa është paraqitur në këshillin për rregullore dhe do të vendosë ky këshill nëse duhet pranuar dëshmia apo jo.
Deshmite e tjera
Po kështu do të vijojë me marrjen e dëshmive të administratorëve të Incineratorit të Fierit, si edhe Sekretares së Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Afera e incineratorëve ishte dje edhe kryefjalë e diskutimeve në nisje të seancës plenare.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, renditi disa nga shkeljet e nxjerra nga Komisioni Hetimor për incineratorët dhe paralajmëroi arrestime të tjera në radhët e ministrave.
Në mungesë të kreut të qeverisë, ishte ministra Elisa Spiropali e cila në përgjigjen e saj injoroi faktet e dala nga Komisioni Hetimor dhe tha se qeveria Rama do të presë vendimin e organeve gjyqësore.
Ndërkohë punonjësit e incineratorit të Elbasanit dolën sot në protestë për të dytën ditë me radhë për të kërkuar pagat e prapambetura.
Ata thonë se prej dy muajsh nuk kanë marrë pagesë.
