Shisnin kanabis në doza, kapen tregtarët e drogës në Gramsh

Sekuestrohen qindra doza me lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme në Elbasan. Në pranga kanë rënë tre shtetas.

U kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. B., 38 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë;

-K. T., 33 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;

-I. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Moskallëzimi i krimit”, “Fshehja e të ardhurave” dhe  “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit I. R., Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me lëndë narkotike që i përkisnin shtetasit A. B., i cili në bashkëpunim me shtetasin K. T., i shpërndante kundrejt fitimit, në qytetin e Gramshit.

Gjithashtu, në momentin e ndalimit, shtetasit I. R. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular që e përdorte për baste sportive online. 

Po në kuadër të operaconit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti qindra doza me lëndë narkotike dhe qese farmaceutike për paketimin e tyre, ndërsa në banesën e shtetasit K. T. gjeti një sasi fishekësh për armë zjarri dhe për armë gjahu. 

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej disa kohësh ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes/shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, me përdorues të ndryshëm, në qytetin e Gramshit.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shisnin kanabis në doza, kapen tregtarët e drogës në Gramsh