"Kushtetuesja nuk varet nga Qeveria", Rama replikon me ndjekësin për mosshkarkimin e Metës

Kryeministri Edi Rama vijon replikat me ndjekësit për çështje të nxehta të aktualitetit politik.

Së fundi temë debati është bërë vendimi i Kushtetueses për të mos shkarkuar Metën si President.

Rama thotë se qeveria nuk kontrollon gjykatën dhe se duhet të pajtohemi e vendimet e organeve të pavarura, edhe kur ato nuk na pëlqejnë.

Bajram Saraçi: Me goditjet që more nga gjykata k. Sot nuk të ka asnjë vlerë fjala. Dikur të mbuluam me vota, po me sa duket, nuk e ke problem të dalësh i zbuluar. Asnjëherë nuk më ke zhgënjyer si sot. Dikur për të votuar ty, më thyen krahun. Të trokitëm ndonjëherë në derë.Fiasko.

Edi Rama: Bajram Saraci gjykata kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj per cfare dalje zbuluar e ke fjalen, sepse faktikisht gjykata kushtetuese doli kunder vendimit tone! Ah, nese ti ke menduar se une duhet te kontrolloj edhe gjykaten kushtetuese atehere ky nuk eshte faji im, sepse detyra ime eshte komplet tjeter dhe per sa kohe e kemi zgjedhur kete sistem, duhet te pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund te marrin vendime qe nuk na pelqejne! Une nuk dua t'i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk me takon, por qe te me thuhet se nje vendim gjykate qe bie ndesh komplet me qendrimin tim qenka zhgenjim prej meje, kjo eshte absurde fare.

"Kushtetuesja nuk varet nga Qeveria", Rama replikon me ndjekësin