CEZ-DIA dhe Kompleksi Partizani, PS kërkon informacion nga SPAK dhe Prokuroria në ç'fazë janë hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2022, 12:35
Partia Socialiste kërkon informacion nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIA dhe padinë për privatizimin e “Kompleksit Partizani”.
Në të dy çështjet i akuzuar kryesor nga socialistët është ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe ish-ministra të qeverisë së tij dhe familjarë.
Kërkesat mbajnë firmën e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
PS kërkon të dijë në çfarë shkalle procedimi janë këto dy kallëzime.





