Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër hartës së re gjyqësore, propozon katër Gjykata Apeli
Tryeza e thirrur nga Ministria e Drejtësisë për draftin e hartës gjyqësore u kthye në një arenë debatesh pas kundërshtimeve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Maks Haxhia propozoi mbajtjen e 4 Gjykatave të Apelit në zonat ku është përqendruar popullsia në vend të një gjykate të vetme të propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë. Kreu i avokatëve të Shkodrës e cilësoi drafin e propozuar si një makinë luksoze në një rrugë me gropa.
Drafti i hartës së re gjyqësore e propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë shkaktoi debate të forta në tryezën e thirrur nga ministria e Drejtësisë.
"Harta e re gjyqësore është një detyrim që buron nga ligji që është miratuar në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë. Ligji për organizimin dhe funksionimin e pushteti gjyqësore në Shqipëri u është thënë shumë qartë që në Gjykatat e Shkallës së parë do ketë jo më pak se 7 gjyqtarë, dhe që Gjykata e apelit jo më pak se 10 gjyqtarë," tha ministri Manja.
Deklaratës së Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja se paketa ligjore e reformës në drejtësi e bën të detyrueshme shkurtimin e numrit të gjykatave, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë iu përgjigj duke propozuar ndryshimin e ligjit në vend të hartës gjyqësore që parashikon shkrirjen e 7 Gjykatave të Apelit.
"Harta e re gjyqësore është një detyrim që buron nga ligji që është miratuar në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë. Ligji për organizimin dhe funksionimin e pushteti gjyqësore në Shqipëri u është thënë shumë qartë që në Gjykatat e Shkallës së parë do ketë jo më pak se 7 gjyqtarë, dhe që Gjykata e apelit jo më pak se 10 gjyqtarë," tha ministri Manja.
Për hartën e re, Haxhia propozon vendosjen e 4 gjykatave të Apelit në zonat ku ka më shumë popullsi në vend të një gjykate të vetme në Tiranë.
"Pse duhet të kalojmë menjëherë ne, ta bëjmë gradualisht. Nëse janë 6, kalojmë në 4, pra të gjejmë rrugën dhe formën që të jemi produktivë."
Hartën e re gjyqësore të propozuar, kreu i Dhomës së Avokatisë së Shkodrës e krahasoi me një Ferrari që nuk ka rrugë ku të ecë.
"Pse duhet të kalojmë menjëherë ne, ta bëjmë gradualisht. Nëse janë 6, kalojmë në 4, pra të gjejmë rrugën dhe formën që të jemi produktivë."
Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, mbrojti draftin duke theksuar së harta e re është e nevojshme jo vetëm nga vakancat e krijuara në gjykata nga shkarkimet e vettingut, por shtoi se është bazuar në modelin e disa vendeve të tjera.

