Krimi fiton terren, reforma në polici e paplotë. "Xhaketat e vjetra" s'u prekën
Situata kriminale në vend vijon të mbetet shqetësuese e ndërsa rikthimi i vrasjeve për gjakmarrje apo kultivimi i kanabisit ngrenë pikëpyetje mbi punën e policisë.
Edhe pse po kalon gjysma e vitit drejtuesi i ri i policisë, Gledis Nano nuk solli një reformë të plotë.
Por cilët janë ata që kanë drejtimin e strategjive për të luftuar kriminalitetin dhe trafiqet në vend dhe sa po e realizojnë detyrën.
Me të marrë detyrën Gledis Nano ndryshoi drejtorët e 12 drejtorive në vend, por ata që nuk kanë ndryshuar janë ‘xhaketat e vjetra” në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë, të cilët kanë qenë në objekt kritikash edhe nga media për perfomancën që ata kanë.
Xhaketat e vjetra në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë, aty ku është edhe drejtimi strategjik i policisë, mbetën të paprekura.
Në raportim gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.
Siç shikohet në këtë grafik (Foto poshte) me treguesit e punës së policisë, rezultat në operacionet e zhvilluara ishin më të mira në 100 ditëshin e parë se në të dytin.

