Zjarri në fabrikën e peshkut, një zjarrfikës asfiksohet nga tymi, dërgohet në spital

Asfiksohet nga tymi një nga zjarrfikësit e përfshirë në operacionin për shuarjen e zjarrit në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë.

Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Përveç zjarrfikësve të Lezhës, për shuarjen e zjarrit po punojnë dhe zjarrfikësit e Mirditës dhe Kurbinit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.