Pamje nga Himara, vijon djegia e tragetit në Korfuz (VIDEO)
Vijon zjarri në tragetin e linjës Igumenicë-Brindizi, i cili mori flakë teksa lundronte në afërsi të Korfuzit. Ora News sjell pamje të tij të filmuara nga Himara.
Mediat greke raportojnë për 10 të zhdukur nga zjarri që ra mëngjesin e sotëm në tragetin e pasagjerëve Euroferry Olympia.
Ndërkohë dy persona, bullgarë, janë bllokuar në anijen e djegur dhe janë në kontakt me autoritetet për t'iu afruar Super Pumas.
Po punohet për shuarjen e zjarrit me dy zjarrfikëse. Përmes komunikimit me të bllokuarit tentohet të arrihet tek dy personat në kuvertë dhe prej andej të merren me helikopter.
Numri i 10 të zhdukurve vjen nga numërimi i parë i përafërt i kryer në varkat e shpëtimit.
Gjithsej 290 persona (239 pasagjerë dhe 51 ekuipazh) ndodheshin në tragetin e pasagjerëve të grupit Grimaldi, i cili u nis nga Igumenica për në Brindizi. 22 prej tyre janë grekë, të tjerët të huaj.


