"Hiqni dorë nga Skavica, nuk përmbytet Dibra", Berisha në Maqellarë: Basha tradhtoi demokratët
Duke e konsideruar 6 marsin si provë e madhe për atë që e konsideron opozitë të vërtetë, ish-Kryeminsitri Berisha vijoi sërish me akuzat në drejtim të Lulzim Bashës.
Nga Maqellara ai tha se grabitësit e votave në Dibër u favorizuan nga Basha, që sipas tij tradhtoi demokratët e Dibrës.
"Lulzim Brava tradhëtoi, në vend që të merrej me mbrojtjen e votës suaj siç e mbrojtën këtu djemtë e Maqellarës. Nëse do mbrohej vota ashtu sot do ishim në pushtet ne."
Berisha kundërshtoi projektin e ndërtimit të Skavicës që sipas tij do të përmbytë gjithë Dibrën.
"Të harrojnë që mund të përmbytin një pëllëmbë tokë. Nëse duan të ndërtojnë Skavicën ekziston projekti, tuneli nga Skavica në Bicaj. Nuk jep kaq shumë sa jep diga që përmbyt Dibrën që nuk do bëhet kurrë dhe nuk do e lejojmë. U them hiqni dorë, nuk përmbytet Dibra."
Berisha paralajmëroi protesta për projektin e Portit të Durrësit, që e quajti korruptiv, si dhe për incineratorët.
"430 mln euro janë dhënë për tre djegësa, sot asnjëri nuk punon, sot asnjëri nuk funksionon."
