Ekspertët e UEFA-s takojnë sot anëtarët e shoqatave rajonale
Misioni i ekspertëve të UEFA-s do të zhvillojnë ditën e sotme takim me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave që kanë bërë padi për pretendimet e tyre mbi parregullsi në zgjedhjet e zhvilluara në shoqatat rajonale.
Delegacioni përbëhet nga Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve).
Takimi do të zhvillohet në orën 11:00, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.
Misioni i ekspertëve të lartë të UEFA-s pasi të njihet me të gjitha problematikat dhe dokumentacionin e procesit zgjedhor, do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe Kryeministrit Rama e Presidentit Duka.