Tirana nuk e diskuton Egnatian, fitore dhe dominim në “Air Albania”

Tirana vijon të bëjë paraqitje të bukura me gola dhe dominim në Superiore. Java e 20-të e kampionatit mbyllet me fitoren e padiskutueshme të bardheblube në “Air Albania” ku përballë paten Egnatian që po luan shanset për mbijetesë. Në fakt ekipi i Shehit nuk i dha shumë shanse kundërshtarëve duke fituar 2-0 por me rezultatin që mund të ishte më I thellë.

Menjëherë vendasit treguan forcën teksa në 13’ Redon Xhixha kaloi në epërsi Tiranën me rrogozhinasit që lëshojnë terren dhe mund të pësonin edhe gola të tjerë.

Gjithsesi me pjesën e parë që mbyllet 1-0, dhe me një lojtar më pak për Egnatian pasi Imeri del me të kuq për një faull duke marrë kartonin e dytë te verdhë.

Në te dytën bardheblutë sërish kërkojnë golin dhe e kanë shumë të lehtë por rastet shpërdorohen dhe vetëm në 80’ mendon Hoti me një supergol për të vulosur rezultatin.

2-0 dhe Tirana vijon të kryesojë dhe të komandojë në Superiore duke qenë ekipi më i favorizuar për titullin me këtë formë që po tregon../Ora News/.