Lajmi më i bukur. Eriksen luan një ndeshje futbolli pas 8 muajsh (Video)

Të shikosh Christian Eriksen të luajë futboll është një mrekulli. Ta mendosh që 8 muaj më parë u konsiderua i vdekur në fushë për pak minuta ndërsa sot ai jo vetëm që ka lënë pas gjithçka por madje ka luajtur një ndeshje.

Mesfushori 30-vjeçar i cili pak ditë më parë firmosi me Brenford, sot ka luajtur jo pak por 60 minuta në fushë në një ndeshje miqësore që ekipi zhvilloi ndaj Southand United, ekip i kategorisë së pestë.

Në komunikatën e klubit, thuhet se Eriksen ishte shumë aktiv madje dha dhe një asist në fitoren 3-2 të ekipit në këtë miqësore.

Kujtojmë që në Premier League, Eriksen luan me një defribilator në zemër pas asaj që ndodhi në Europianin e verës ku pësoi arrest kardiak dhe për shkak të montimit të këtij aparati në zemër, lojtari nuk mund të vazhdonte më karrierën në Itali me Interin.