Adoleshentja ruse që tronditi Olimpiadën garon dhe shpërthen në lot. Ja arsyeja e dopingut (Video)

Lojërat Dimërore të Pekinit u tronditën nga rasti me doping i Kamila Valievas, vetem 15 vjeç. Ajo dështoi në testet që kishte bërë para se të niste Olimpiada por organizatorët e lejuan dhe sot ajo përfundoi me rezultatin më të lartë në programin e shkurtër të femrave në garën e saj.

Ishte një paraqitje dominuese e ruses që shpërtheu në lot pasi mahniti me një sërë kërcimesh dhe rrotullime, duke shënuar 82.16 pikë dhe duke e vendosur atë në krye të tabelës së patinazhit artistik për femra.

Për disa minuta, ajo la pas polemikat mbi faktin që u pranua të garojë pasi gjyqtarët vendosën të hënën se ajo mund të vazhdojë konkurrimin në Lojërat Olimpike. Patinatorja rezultoi pozitive për një mjekim të ndaluar të zemrës, trimetazidine, në Rusi në dhjetor, por rezultati i testit të saj doli në dritë vetëm javën e kaluar.

 

Githsesi tani po punohet për të kuptuar se ku ka gabuar adoleshentja ruse me shumë talent por që ky rast dopingu ka prishur imazhin e saj dhe sipas avokatëve ekziston një ide se ku mund të ketë ardhur ajo substance.

Dyshohet se testi i saj pozitiv në kontrollet antidoping mund të ketë ardhur nga një gotë me ujë e kontaminuar, që përmbante gjurmë të ilaçeve të zemrës së gjyshit të saj.

 

Të hënën, gjykata e arbitrazhit sportiv (Cas) e lejoi Valievën të garonte në garën e patinazhit për femra ku ajo është favoritja e madhe për medaljen e artë, megjithatë, nëse ajo siguron një medalje, CIO tashmë ka konfirmuar se nuk do të ketë ceremoni. Ndërkohë, rasti i dopingut të ruse është në hetim dhe kjo mund të nënkuptojë se rezultatet e saj dhe çdo medalje nga Pekini do t'i hiqen asaj në muajt në vijim…Ora News/.