Brazil-Argjentinë duhet të riluhet. FIFA jep gjoba dhe skualifikime për kaosin

Të gjithë e mbajnë mend duelin e madh Brazil-Argjentinë të shtatorit të kaluar i cili në vend të spektaklit në fushë u zëvendësua nga turpi pasi u ndërpe pas 5 minutash lojë.

Në duelin eliminator të Sao Paolos, zbarkuan Agjencia Lokale e Shëndetësisë të cilët donin të nxirrnin nga fusha 4 lojtarë të cilët dyshohej se kishin thyer protokollin anti-covid por diçka e tillë shkaktoi një kaos të madh.

Sot FIFA përmes Komisionit disiplinor vendosi që kjo ndeshje të luhet në një datë që do të caktohet dhe me shumë mundësi do të jetë në Qershor. Ky takim nuk do të ketë asnjë ndikim në kualifikimin e ekipeve pasi e kanë siguruar por do të jetë ndoshta një mundësi që ekipet të hakmerren në fushë pas atyre ngjarjeve të shëmtuara.

Ishin Cristian Romero, Giovani Lo Celso, Emiliano Martinez e Emiliano Buendia lojtarët e dyshuar se thyen protokollin dhe që duhej të linin fushën dhe sot FIFA vendosi t’i pezullojë për dy ndeshje që të katërt ndërsa Federata e Brazilit u gjobit me 550 mijë Franga ndërsa Federata e Argjentinës me 200 mijë Franga./Ora News/.