Man. City mbyll llogaritë e kualifikimit, fiton 5-0 ndaj Sporting. Shihni golat

Guardiolën dhe Man. Cityn ndoshta nuk e pret puna deri në ndeshjen e kthimit e siç duket kjo i ka shtyrë dhe sot të sigurojnë kualifikimin në çerekfinalene  Champions League.

Duke lënë mënjanë shakatë, Citizens treguan se janë një nivel krejt tjetër përballë Sporting Lisbon, kampionëve të Portugalisë duke fituar thellësisht 5-0 në ndeshjen e parë të 1/8 dhe praktikisht ata kanë siguruar një vend për në çerekfinalen e Champions League.

Djemtë e Guardiolës ishin një furi e vërtetë teksa u dhanë një mësim të mirë portugezëve duke i deklasuar me rezultatin 5-0. Vetëm në pjesën e parë ata i shënuan 4 herë me Mahrez, Foden dhe dygolëshi i Bernardo Silvës.

Sapo nisi pjesa e dytë edhe Sterling regjistroi emrin në golat e shënuar duke mbyllur kështu llogaritë me kualifikimin dhe në kthim mund të bëjnë çtë duan në fushë./Ora News/.