Laçi di vetëm të fitojë, mposht Dinamon. Partizani përmbysje dramatike në Korçë
Laçi duket se nuk heq dorë nga lufta për titull. Kurbinasit janë në një formë të jashtëzakonshme teksa humbjen e fundit e kanë në Nëntor dhe që atëherë fitojnë teksa kanë 3 ndeshje barazim.
Sot skuadra e Josës dha një tjetër provë karakteri duke mposhtur Dinamon në “Elbasan Arena” me rezultatin minimal, rezultati i preferuar i kurbinasve.
Me një pjesë të parë të qetë, Laçi gjeti mundësinë të shënonte në minutën e 24’, me Guindo i cili brenda zones gjuan duke e çuar topin në rrjetë.
Në fraksionin e dytë, Dinamo bëhet më agresive dhe hidhet para dhe si gjithmonë me Ibraimin që është më i rrezikshmi por fatkeqësisht nuk e gjen kuadratin. Laçi arrin të mbrohet mirë dhe në fund merr 3 pikët shumë të rëndësishme që e mbajnë afër me Tiranën në renditje.
Në krahun tjetër, në Korçë u luajt një ndeshje dramatike ku Partizani arrin të kthejë një ndeshje pothuajse të humbur e që në fakt Alban Hoxha e mbajti në lojë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Mensah që pranë vijës fatale e shtyn në rrjetë topin teksa goli shtyn Partizanin përpara.
Me Esat Malën dhe Kallakun, të kuqtë janë shumë të rrezikshëm por vetëm në pjesën e dytë arrijnë të shënojnë dhe madje në mënyrë dramatike me talentin Skuka. Përpara se Partizani të shënonte ishte dy herë Skënderbeu pranë golit por Hoxha e shpëtoi e më pas Skuka dënoi korçarët me dy gola shumë të rëndësishëm, në 76’ e 89’.
Për Partizanin një fitore me shumë vlera teksa Skënderbeu rëndon edhe më shumë situatën e qëndrimit në Superiore. Duhet thënë se në 2 minutat e fundit të ndeshjes, takimi u prish nga disa tifozë të papërgjegjshëm që inatin e golit të dytë të Partizanit e shfrynë ndaj anësorit të cilin e qëlluan me sende në kokë. Gjyqtari mori mjekimin dhe fatmirësisht asgjë serioze./Ora News/.
