“I shkatërron të gjithë”. Shihni momentet ku Armando Broja lë rivalët me “gojë hapur”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 18:29
Mjafton të shkruash emrin Armando Broja në google dhe do të happen dhjetra lajme vetëm të 24 orëve të fundit me zëra merkato, oferta, interesime apo rikthim të bomberit kuqezi te Chelsea. Nuk ka patur deri më sot Shqipëria një lojtar të tillë që të shkëlqejë në “ajkën” e futbollit botëror, në Premier League.
Tashmë të gjithë flasin për të dhe ai ua kthen me superparaqitje në fushë teksa në videon më poshtë mund të shijoni atë që ka bërë sulmuesi ynë deri tani.
Që nga golat me Shqipërinë e deri te poshtërimi që i bëri kapitenit të Man. United, Maguire në teatrin e ëndrrave.
Momentet më të bukura, shpërthimet e Brojës që duhet thënë mezi e presim të luajë çdo javë për të admiruar futbollin dhe stilin e tij. Mos e humbisni videon../Ora News/.
