Ka mpiksje të gjakut, portieri holandez operohet me urgjencë

Historia e Jasper Cillessen me problemet fizike dhe shëndetësore vijon të jetë një handikap i madh për rikthimin e tij në fushë. Portieri, kur sapo ishte në pjesën e fundit të rikuperimit nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen ndaj Sevillas, ka marrë një tjetër goditje.

Teksa gardiani holandez ishte stërvitur në mëngjes pa probleme, gjatë pasdites ka shfaqur probleme që kanë shqetësuar drejtuesit e Valencias.

 

Sot iu desh të operohej për një mpiksje gjaku në zonën e soleusit, diçka misterioze pasi, për momentin, nuk dihet se nga vjen ai reagim në trupit të tij.

 

Cillessen u infektua me COVID për herë të dytë në janar, megjithëse, për momentin, problem i tij i fundit nuk mendohet të ketë lidhje.

Lojtari ishte planifikuar të kthehej të dielën e ardhshme kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës ndërsa tani, ai do të humbasë disa ndeshje të tjera, por gjëja më e rëndësishme është të zbulohet se nga vjen ajo mpiksje pasi ai përfundoi seancën të premten e kaluar pa asnjë problem dhe ishte në fazën e fundit të rikuperimit nga një dëmtim që ndodhi kundër Sevillas./Ora News/.