Misioni i UEFA-s në Tiranë: Po vlerësojmë seriozisht ndikimin e palëve të treta në zgjedhjet e FSHF-së

Me të ardhur në Tiranë, menjeherë inspektorët e UEFA-s kan nisur punë për monitorimin e zgjedhjeve për president në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Janë tre inspektorë të Uefa-s që po qëndrojnë në Tiranë dhe që po merren me mbikëqytjen e të gjitha problemebe dhe ndërhyrjeve në ketë proces.

Luca Nicola, shefi i qeverisjes së federatave anëtare të UEFA dhe një prej anëtarëve të delegacionit ka shpjeguar për Fshf.org edhe objektivin e këtij misioni, teksa thekson se po vlerësojnë seriozisht rastet e ndikimeve të papërshtatshme të palëve të treta në procesin zgjedhor të FSHF-së.

Së pari, për të shpjeguar kontekstin e misionit tonë, ne kemi ardhur në vijim të vizitës së fundit të Presidentit të UEFA-s në Shqipëri, ku ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë si dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ne mbërritëm të hënën dhe objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së si edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të planifikuar për t’u zhvilluar më 2 mars 2022.

Gjithashtu, ky mision përfshin edhe vlerësimin e rasteve të mundshme të ndikimit të papërshtatshëm nga palët e treta në procesin zgjedhor. Sapo misioni ynë të përmbyllë vizitën, do të përgatisim një raport për drejtuesit e UEFA-s dhe bazuar në këto gjetje ne do t’i komunikojmë FSHF-së qëndrimin e UEFA-s”, është shprehur Luca Nicola në prononcimin e tij./Ora News/.