Ditë e zezë për Abramovich. Humbet 700 mln Euro në vetëm 24 orë

Roman Abramovich fitoi javën e kaluar trofeun e vetëm i mungonte si pronar i një klubi futbolli ku Chelsea arriti të merrte edhe Botërorin për Klube. Gjithsesi në këto vite manjati rus ka investuar shumë, miliarda mund të themi për të ngritur klubin model që është tani por duket se në anën e biznesit nuk po i ecën aq shumë sa futbolli këtë vit.

Evraz është një kompani ruse minerare që Roman Abramovich ka në portofolin e tij të investimeve dhe nisur nga tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, kompania minerare ka pësuar një rënie në bursën e Londrës, ku është e listuar.

Ditë e zezë për Abramovich. Humbet 700 mln Euro në

Dhe nuk bëhet fjale për një humbje dosido pasi pronari i Chelsea ka humbur 650 milionë paund (rreth 776 milionë euro) në pothuajse 24 orë. Kjo kompani operon kryesisht në Rusi, por edhe në Ukrainë, Republikën Çeke, Itali, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Afrikën e Jugut. Kompania ka rreth 110,000 punëtorë dhe këto ditë ka marrë një goditje të madhe.

Kompania nuk është në pronësi të Abramovich teksa ai ka 25% të aksioneve por këto aksione pësun një goditje të madhe nga rënia në bursë dhe shkaku më i madh është konflikti i ndezur Rusi-Ukrainë që është gati të shpërthejë./Ora News/.