Djokoviç nuk tërhiqet: Heq dorë nga Roland Garros dhe US Open nëse vaksina është detyrim
Ndoshta nuk e ka kuptuar herën e parë mesimin që mori nga Australia dhe sërish Novak Djokoviç i qëndron deri në fund statusit të tij për të mos u vaksinuar.
Teksa humbi Grand Slamin e parë në Australi dhe ku përfundoi në paraburgim për rrengun që bëri me lejen mjekësore, sot tenisti serb njoftoi se mund të mos shkojë as në dy Grand Slam-et e ardhshme në Roland Garros dhe US Open.
"Jam gati të sakrifikoj pjesëmarrjen time në US Open dhe në Roland Garros për të mbrojtur lirinë time të të zgjedhurit, për pozicionin tim për vaksinen", u shpreh Djokoviç në një intervist për BBC.
Mungesa e tij në fakt do të kishte pasoja të forta te sponsorët të cilët kanë kontrata të majme me tenistin serb i cili përvec humbjes së madhe ekonomike mungesa ne keto evente mund të sjellë dhe zbritjen nga froni si numri 1 në botë. Gjithçka mbetet për t'u parë. /Ora News/