Goli i çuditshëm në Francë, portieri e çon në mesfushë, era e kthen në portë! (Video)

Fundjava prodhoi shumë gola në kampionatin francez teksa Brest shpartalloi Troyes në shtëpi me një rezultat të thellë 5-1 por duhet thënë se vendasit kishin një aleat me fat në krahun e tyre, erën e fortë në pjesën e parë.

Të dy golat e parë u favorizuan nga era por goli i dytë ishte totalisht i çuditshem sa portieri nis aksionin për ta dërguar topin në mesfushë por era ia kthen pothuajse në portën e tij duke bërë që sulmuesi Satriano, në pronësi të Interit të realizonte golin e dytë personal dhe të ndeshjes në këtë takim që përfundoi 5-1. Shihni pamjet.