Super Bowl spektakolar dhe dramatik, LA Rams fitues mes drithërimash. Shihni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2022, 07:52
Edicioni i 54-të i Super Bowl-it, finalja e madhe e futbollit amerikan, nuk zhgënjeu as kësaj radhe teksa përballja LA Rams vs Cinccinati Bengals ishte një thriller i vërtetë.
Në një "Sofi Stadium" plot si asnjëherë tjetër, me më shumë tifozë edhe se kur u inaugurua një vit e gjysmë më parë, ishin LA Rams që thyen mallkinin duke u shpallur kampionë për herë të dytë në histori teksa triumfuan në një duel epik.
Në fakt ishin Rams që dhanë sinjalet e para teksa kaluan përpara 7-0 pas një touchdown nga Kupp nga 17 yards. Bengals përgjigjet dhe finalja bëhet elektrizuese teksa rezultati shkon 13-10 për LA Rams. Perioda e dytë është fantastike për Cincinnatin që përmbys çmendurisht duelin duke kaluar në avantazh 20-13 dhe këtu u duk sikur gjithçka mbaroi.
LA Rams nuk kishte çfarë të humbiste dhe hidhet përpara dhe arrin të bëjë të pamundurën, ku një touchdown nga Stafford u jep përnbysjen e madhe dhe titullin e dytë në histori. Një Super Bowl spektakolar që ja vlejti çdo biletë që kushtonte deri ne 70 mijë usd./Ora News/.
