Afera e incineratorëve/ Klodian Zoto e Stela Gugallja boshatisën llogaritë bankare para se të arratiseshin
Komisioni hetimor për incineratorët vijon sot me marrjen në pyetje të dy administratorëve të shtetit të cilët kanë marrë në administrim shoqëritë dhe pasuritë pasi Klodian Zoti dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim.
Faraudin Arapi administrator “Integrate technology Service” , Arjan Baçi administrator i “Albtek Energy”
Komisioni vijoi të zbulojë skandalet që fshihen pas.
Klodian Zoto dhe Stela Gugallja para se të largoheshin kanë boshatisur dhe llogaritë bankare. E konfirmoi Agim Baçi aktualisht administrator i “Albtek Energy”
Agim Baçi: “Nga të dhënat financiare që kemi marrë nga zyra e kontabilitetit rezulton që shoqëria “Albtek” ka mjete financiare të pakonsiderueshme gati gati në zero dhe deri tani edhe shërbimet e incinerimit dhe landfillimit është bërë nga të ardhurat që ka pasur kompania Albtek deri në këto moment. Në momentin e marrjes në dorëzim ka disa llogari bankare. Janë 5 mijë euro.

Jorida Tabaku: Dmth ato që janë sot në kërkim kanë zbrazur llogaritë bankare dhe janë larguar
Arben Pëllumbi i PS doli në krah kompanisë duke ndërhyrë: "Si i ka bilancet kompania nuk është detyra jonë."
Agim Baçi: Në momentin që flasim nga impianti bëhet ladfillimi i mbetjeve, sepse gjëndja financiare ishte zero dhe për të mbajtur në punë incineratorin kanë nisur të gjitha procedurat dhe hapat konkretë për të vijuar punën me djegien e plehrave dhe prodhimin e energjisë elektrike.
Gjithashtu u zbulua se në momentin e marrjes në administrim incineratori ishte funksional dhe prodhohej energjia elektrike por nuk shitej.
"Arkëtime nga shitja e energjisë elektrike nuk ka pasur Albtek, por prodhimi është bërë" tha Baçi.