Pazare me rrogat e incineratorëve, punonjësit e koncesionit të Fierit nuk e dinë që marrin paga të larta

Shkelje me koncesionin e incineratorin e Fierit zbulohen edhe për pagat. Sipas Jorida Tabakut rroga e ish administratorit është 9 milionë lekë, por ky i fundit bën me dije se merr shumë më pakë. Skandal është parë dhe krijimi i një subjekti për të mbuluar pjesëmarrjen në garë.

Kryetarja e Komisionit hetimor për incineratorët, Jorida Tabaku e ka konsideruar një skemë të pastrimit të parave atë që po ndodh me incineratorët në vend, kryesisht me atë të Tiranës dhe të Fierit.

Kjo pasi ish-administratori i Integrated Technology Waste Treatment Fier, Arenc Myrtezani u shfaq i habitur para komisionit hetimor për pagën që deklarohej për të nga kompania që drejtohet nga Klodian

“9 milion leke ndërsa Loran Dusha 2.3 mln”

“Atëherë me jepni lekët si mi kanë vjedhur”.

“ Ti japë Klodian Zoto se kjo është listat. Kaq deklaron Klodian Zoto per ty atje."

“I lutem të dyja palëve më jepni lekët se mi kanë vjedhur, serizosht është rroga ime 9 milion lekë?”

Ndër të tjera Jorida Tabaku evidentoi se në incineratorin e Fierit një punonjëse e kompanisë së Klodian Zotos ka krijuar një subjekt që ka aplikuar për procedurën e tenderit dhe më pas kuotat e saj janë blerë nga Klodian Zoto, i cili aktualisht është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Sa i përket Inceneratorit të Fierit kemi një kompani fiktive, që merr pjesë në garë fiktive  një nga punonjëset e Zotos, një zbatim të keq të kontratës dhe asnjë penalitet për zbatimin e kontratës. Janë marre 28 mln euro dhe janë vendosur zero euro gjoba, zero penalitete, ndërkohë incineratori nuk e ka nisur ende punën."

Sipas nënkryetares së PD, Jorida Tabaku sot incineratori i Fierit dhe Tiranës janë kompanitë me të ardhurat më të larta pas aeroportit të Rinasit dhe një banke private .