Sekuestrohen 100 mijë euro drogë në Itali, arrestohet shpërndarësi shqiptar, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij
Një shqiptar dhe një domenikan janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke shpërndarë drogë, e cila ishte e destinuar për tregun e të rinjve dhe adoleshentëve në Parma
Mësohet se në pranga kanë rënë shqiptari 47-vjeç dhe dominikani, 28-vjeç,ndërkohë emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
Policia ka sekuestruar edhe 12 kilogramë drogë vlera e të cilës shkonte në 100 mijë euro.
PD denoncon: Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit për zgjedhje
14 Shkurt, 20:30
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është ndaluar nga policia për kontroll në zonën e Via Lago Verde, ku ju gjet në xhep kokainë dhe një thikë e vogël të cilën e përdorte për të prerë kokainën
Po ashtu me vete kishte edhe 400 euro cash në kartëmonedha, me siguri para që i kishte siguruar nga të ardhurat e drogës.
Mësohet se pjesa më e madhe e drogës e cila është sekuestruar është gjetur brenda shtëpisë së 47-vjeçarit pas kontrolleve të ushtruara nga policia.
Mediat bëjnë me dije se ata shisnin një gram drogë për 10 euro.

