BMW plot me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Ku i kishte fshehur 16 pakot
Një total prej 16 kilogramësh kokainë e pastër u zbulua dhe sekuestrua nga karabinierët e seksionit Radiomobile të Compagnia di Chieti në Francavilla al Mare pasditen e së shtunës, 12 shkurt.
Droga, e ndarë në 15 pako transportohej me një makinë tip BMW nga një 39-vjeçar me banim në Milano, por me origjinë nga Shqipëria.
Makina u ndalua për një kontroll rutinë në Cerreto, por karabinierët u bënë dyshues pas qendrimit të shoferit, i cili shfaqi nervozizëm dhe padurim.
Pas kësaj, makina ju nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga efektivët ushtarakë, të cilët kanë konstatuar praninë e një ndarje të fshehtë të ndërtuar posaçërisht nën sediljet e pasme brenda kabinës.
Karabinierët gjetën, të paketuara mirë dhe të fshehura në zgavër, 15 pako me lëndë të bardhë, e cila më vonë rezultoi se ishte kokainë.
39-vjeçari u arrestua për posedim dhe trafik droge ndërsa u sekuestrua sasia e madhe e kokainës dhe automjeti.
Droga e sekuestruar, e cila dyshohet se ishte e destinuar për të furnizuar sheshet kryesore të Abruzzo-s, do të sillte disa milionë euro nëse do të hidhej në treg.
