Gjon Gjonaj i Pukës: Çfarë është ai kryebashkiak që e telefonon 3 herë trafikanti? Policët hanë e pinë me ta
"Nuk mund të kuptohet një kryetar bashkie kur një trafikant e telefonin tri herë. Çfarë është ky kryetar bashkie?"
Edhe pse u kursen emrat, kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, me këtë deklaratë pranon se mes homologëve socialistë ka të lidhur me trafikantë e kultivues droge.
“Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë, se ka pas disa raste që janë konstatuar. Ti vënë fre kësaj."
Deputeti ukrainas: Biden përhapës i panikut
14 Shkurt, 15:01
Në një tryezë kundër kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Shkodrës, ai ishte i ashpër edhe me Policinë e Shtetit.
"Nuk mund të jetë punonjës policie kur një trafikant pi e ha me të, para ligjit duhet të jemi njëlloj? Kanë dalë shumë raste ku punonjësi i policisë ka dalë në vijueshmëri të vazhdueshme në kontakte me këta trafikantë."
Përkimi i fushatës për zgjedhjet e pjeshme me kohën kur nis mbjellja e hashashit ishte një tjetër shqetësim i kryebashkiakëve të veriut me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

