Kaos në QSUT, qytetarët paguajnë e nuk gjejnë parkim tek spitali, trau në hyrje krijon trafik

Trafiku i rënduar në hyrje të QSUT në Tiranë po shkakton vonesa dhe stres tek qytetarët ndërkohë po vendos në rrezik edhe jetën e pacientëve që dërgohen në urgjencë me ambulanca. Para traut të pagesave krijohen radhë të gjata automjetesh, ndërkohë që edhe pasi paguajnë, qytetarët thonë se nuk gjejnë vend parkimi brenda oborrit të spitalit duke rrezikuar të marrin gjoba.  

Trau i vendosur në hyrje të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë dhe mungesa e vendeve të parkimit po krijon kaos dhe vonesa për qytetarët dhe ambulancat.

"Të del shpirti nga trafiku."

"Më shumë na lodh pritja ktu se sa halli që kemi. Mirë që paguajmë lekët, po për çfarë i paguajmë?"

" Luftë, ja siç e shikoni vetë."

Problem tjetër shkakton edhe mungesa e vendparkimeve në ambjentet e brendshme të spitalit, ku makinat e kanë shumë të vështirë të kalojnë.

"Nuk ka parkim fare, parkojmë ku të mundim, rrezikojmë edhe gjoba. Mjerë kujt i bie halli."

"Shumë e vështirë, jam me invalid dhe nuk ka parkim."

Për shkak të nevojës për të marrë shërbimin në spital, qytetarët presin me orë të zgjatura.

Të tjerë detyrohen të vijnë orëve të mëngjesit për të siguruar një vendparkim.

"Vijmë në pikë të mëngjesit."

"Dy orë jamë duke u sjellë sa andej, këtej."

Trafiku i shkaktuar kthehet në pengesë edhe për autoambulancat që sjellin të sëmurët në urgjencë.

Pavarësisht shqetësimit të qytetarëve, kjo problematikë nuk ka gjetur zgjidhje.

Kaos në QSUT, qytetarët paguajnë e nuk gjejnë parkim tek