Pjesë e trafikimit të 57 emigrantëve me kamion, arrestohet i riu në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2022, 14:29
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 21-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.
Në pranga ka rënë S. T, banues në fshatin Bulgarec.
I riu ishte në kërkim për ngjarjen e 21 nëntorit 2021, ku në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap mjeti kamion tip "Iveco", brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, shtetasi S. T., në bashkëpunim me persona të tjerë, dy prej të cilëve u arrestuan në flagrancë nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim, ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.
