Qori: Kërkojmë minimum jetik, për shtetin të varfrit janë miza, oligarkët paguajnë taksa qesharake

I ftuar në RTV Ora pedagogu Arlind Qori u shpreh se në Shqipëri shteti nuk  njeh një minimum jetik bazik që dikujt i duhet që të mbajë frymën gjallë.

Qori theksoi se sipas një studimi të avokatit të popullit, çdo qytetari i takon 18 mijë lekë në muaj për të jetuar minimalisht, ndërsa shteti jep një ndihmë ekonomike prej 5 mijë lekësh.

Qori: Në Shqipëri shteti nuk  njeh një minimum jetik bazik që dikujt i duhet që të mbajë frymën gjallë. Pra kur shteti vendos për pensionet dhe për pagat minimale, apo ndihmat ekonomike, nuk është se u referohet nevojave qytetarë, por llogarive buxhetore. Sipas një studimi të avokatit të popullit, çdo qytetari i takon 18 mijë lekë në muaj për të jetuar minimalisht. Shteti jep një ndihmë ekonomike prej 5 mijë lekësh. Për ata që e kanë pushtetin ata që janë të varfër janë miza. Shteti e di se sa është minimumi jetik dhe sa i kushton.

Njerëzit më të pasur në Shqipëri duhet ta paguajnë shumë më shumë se sa paguajmë. Korporatat në vendin tonë paguajnë në mënyrë qesharake taksa të ulta. Kanë miliona euro të ardhura dhe maksimumi që tatohen është 23%, ndërsa në vendet e zhvilluara shkojnë në 50%. Këtu ka para të vëna në mënyra të paligjshme dhe kriminale, ndërsa shteti nuk ka një projekt se si këto para të mos rishpërndahen. Kështu efekti i kësaj është mjerimi i përhershëm me të cilin jemi mësuar. Në Shqipëri 10% janë në varfëri absolute, ndërsa mbi 30% janë në varfëri relative.

Qori shtoi se edhe disa shërbime falas që marrin qytetarët i marrin përmes kontraktorëve pritave nga ana e shtetit, që paguhen me para publike.

Qori: Edhe disa shërbime falas që marrin qytetarët i marrin përmes kontraktorëve pritave nga ana e shtetit, që paguhen me para publike. Shumë koncesione në shëndetësi janë për koncesione që nuk janë shumë të nevojshme. Arsimi nuk është falas sepse universiteti kushton një djall e gjysmë. Unë jam mësim vetë dhe vit pas viti shumë më pak studentë mund të paguajnë mbi 1.5 lekë për të studiuar. Vendet evropiane e kanë arsimin falas, përjashto ndonjë tarifë për kosto sekretarie. Në Shqipëri paguhet shumë duke iu referuar edhe se kemi paga shumë të ulta.