Pas ekstradimit, 20-vjeçari shqiptar mohon vrasjen e grekut në prokurori, avokatja: Klienti im do tregojë kush e përdori thikën

Roxhers Demirazi, 20-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik ,i cili ju dorëzua një ditë më parë autoriteteve greke nga policia shqiptare ka dalë sot para prokurorit.


Mediat greke shkruajnë se ai ka deklaruar se nuk mbante asnjë send të paligjshëm dhe nuk ka goditur askënd, vetëm ka ndjekur disa persona.

 “Isha në makinë, në sediljen e pasagjerit. Nuk kam marrë asnjë send me vete , nuk kam arritur të godas askënd. Unë thjesht ndoqa disa njerëz," tha avokatja e tij, duke cituar dëshminë e klientit.

Paraskeva Spyratos tha më tej për Mega se klienti i saj e ka parë kush e ka përdorur thikën dhe do ta thotë emrin e tij.

“Kam tre orë që jam në komisariat dhe kam folur në detaje me klientin tim. Unë jam në gjendje të them disa gjëra për pozicionin e tij real. Ai është nuk ka marrë pjesë në sulm. Ai ka parë kush e solli thikën dhe kur filluan rrahjet. Ai do ta thotë emrin e tij. Kemi një rast tragjik dhe një rezultat tragjik. Vepra që janë të pajustifikuara. Mënyra se si ka ndodhur ngjarja është e pajustifikuar. Ai është i dëshpëruar dhe më pyeti nëse ua kam përcjellë ngushëllimet prindërve të Alkisit".

20-vjeçari u vetëdorëzua mesditën e djeshme në Komisariatin e Korçës. Ai shoqërohej nga babai i tij, i cili pasi e ka dorëzuar në polici është larguar.

Më pas, me kërkesë të tij, ju dorëzua autoriteteve greke. Ai u transferua në orën 1 të mëngjesit nga Krystallopigi në Komisariatin e Selanikut, me pretendimin se “ka qenë në ngjarje por nuk e ka vrarë”.

I riu shqiptar mori kohë deri të hënën, 14 shkurt, për të kërkuar falje.

Pas ekstradimit, 20-vjeçari shqiptar mohon vrasjen e grekut nëPas ekstradimit, 20-vjeçari shqiptar mohon vrasjen e grekut në