Ju flet Moska - Justifikimi i rremë i Ballukut për mosvotimin e djeshëm dhe shkaku i vërtetë

“Justifikimi i rremë i Ballukut për mos votimin e djeshëm dhe shkaku i vërtetë” ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Në Kuvend bë votimi për shtyrjen e organeve të Vettingut, ku u deshën edhe votat e opozitës sepse është e nevojshme për më shumë se 2/3 të votave.

Opozita votoi pro një gjëje të tillë dhe u justifikua sepse e kërkojnë ndërkombëtarët. Për çudinë e të gjithëve, ra në sy mos votimi i ministres Belinda Balluku.

Thuhet si justifikim se Belinda Balluku nuk mori pjesë në votim sepse do të kishte një konflikt interesi sepse motra e saj është anëtare e KPK-së.

A është arsyeja e vërtetë e këtij mos votimi një konflikt i mundshëm interesi për zgjatjen e mandatit të Vettingut dhe motrës së saj? Këtu ka një problem. Nëse do të ishte kërkuar drejtpërdrejt, nuk do të ishte e moralshme një votim i tillë.

Shkaku tjetër është i thellë dhe i ndërlikuar. Opozita dha votën për ndryshimet kushtetuese, Lulzim Basha kushëriri i Ballukut, u prit nga kuvendi pasi u thirr në prokurori për “Toyota Yaris”.

 Edi Rama si kryeministër është kryetari një karteli. Balluku përfaqëson interes anë këtë kartel, interesat e një grupi kriminal shumë të rrezikshëm.

Edi Rama di ca gjëra më tepër për grupin e Belindës, që e di mirë Rama. Ky grupi nuk i di gjërat kaq të stërholluara dhe i thotë që të vërë Belindën në vend të Lali Erit.