Sarandë/ Nuk ju bind policisë dhe hodhi në det armën, policia e gjen me dron pistoletën, në kërkim i riu

Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim në një postbllok në hyrje të qytetit te vendi i quajtur Rrapi.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari gjatë largimit ka hedhur në det edhe një armë zjarri që e mbante me vete.

"Në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë. Drejtuesi i mjetit ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete" njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare.

Pas skanimit nga droni në det, të vendit ku gjendej pistoleta është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me një karikator me municion lufatrak.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”