Berisha: Sako përfaqëson 100% Gjushin, Hoti është kopja durrsake e Lul Bravës

Nga Durrësi ku po mban një takim për prezanton kandidatin e “Shtëpisë se Lirisë” për Bashkinë Durrës, Ardian Muka, u shpreh se përballë tij kandidojnë dyshja Sako-Hoti.

Berisha theksoi se Sako është përfaqësuese e Vangjush Dakos 100%, ndërsa Hoti është një kopje durrsake e Lulzim Bravës.

Berisha: Përballë Ardi Mukës kandidon dyshja Sako-Hoti. Sako përfaqëson 100% Gjushin. Individualiteti i saj është Gjushi dhe vetëm Gjushi. Do të vazhdohet 20 vite me Gjushin? Kurrë më! Ndërsa ky Hoti është kopja durrsake e Lul Bravës. Ai njëherë thotë se është boshnjak njëherë kosovar. Por ai është kopje e Lulzim Bravës.

Është kopje sepse po të mos ishte kopje e tij, do të futej në primare. Ne nuk emërojmë përfaqësuesit tuaj. I emëroni vetë ju. Luani e kishte të hapur garën, por preferoi që të emërohej kryetar i PD-së pa votat e anëtarësisë, si Lul Brava që është shkarkuar dhe rri me firmën e Edi Ramës.