Vettingu në polici vetëm për gradat e larta drejtuese, Fishta: Zgjedhje e duhur, drejtuesit bëjnë korrupsionin
Sindikata e punonjësve të policisë së shtetit e cilëson të vonuar vendimin për ndërprerjen e vetingut të efektivaëve të rolit bazë. Sadetin Fishta është është shprehur se korrupsionim e kryejnë punonjësit drejtues me grada të larta. Sindikata është shprehur e gashtme për bashkëpunim me agjecine e mbikqyrjes policore pas shkrirjes së SHÇBA.
Vendimi i Ministrisë së Brendshme për të pezulluar vetingun e punonjësve të rolit bazë është përshëndetur nga Sindikata e policisë, e cila thotë se ky hap është i vonuar pasi korrupsioni më i madh qëndron tek gradat e larta dhe jo tek ato më të ulëta.
"E kemi ngritur shqetësimin që në procesin e vettingut duhet të kalojë të paktën niveli zbatues dhe oficerët me grada të ulëta. Edhe mundësitë e korrupsionit nuk janë te niveli zbatues, jo se nuk korruptohen, por dëmi që shkaktojnë nga korrupsioni është shumë më i vogël sesa mund të shkaktojë një drejtues i lartë i policisë."
Miratimin e ligjit për Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, kreu i Sindikatës Sadetin Fishta e shikon si një proces të domosdoshëm pasi me kopetencat e reja kjo strukturë do të këtë një rol të rëndësishëm si në zhvillimin e procesit të vettingut por edhe në hetimin e oficerëve madhorë.
"Drejtoria që u ngrit me ligj të veçantë që përfshin brenda dy drejtoritë, atë që mbulon vettingun dhe ajo e shërbimit të kontrollit të brendshëm, bën të mundur një skanim brenda radhëve të policisë."
Për kreun e Sindikatës, personi më i përshtatshëm që duhet të vendoset në krye të saj duhet të jetë një njohës i mirë i strukturave policore.
"Këta drejtues duhet të kenë performancë të mirë. Besoj ka kuadro, ka drejtues që plotësojnë këto kritere dhe mbi to do të përzgjidhet njëri që do të jetë më i përshtatshëm për drejtimin e këtij institucioni."
Më 10 shkurt ka hyrë në fuqi ligji për Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, e cila do të ketë një rol të rëndësishëm në procesin e vettingut por edhe në hetimet që kjo strukturë do të kryejë në lidhje punonjësit e policisë.
Ndryshe nga SHÇBA, struktura e re ka kompetenca me të shtuara e ndërsa emrin e drejtuesit pritet që ministri Bledi Çuçi t'ia propozojë për emërim kryeministrit Edi Rama.
