"Basha mashtroi belgët nën betim", PD për akuzat e Berishës: Non-grata, gënjeshtar ordiner! Sa më shumë i shtohen hallet, shton mashtrimet

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha për Lulzim Bashën dhe kandidatin për kryebashkiak të Durrësit Luan Hoti.


Në një deklaratë për mediat, PD thotë se non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.

Sipas PD-së, Berisha sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet.

"Dite e re, mashtrim i ri.Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij.Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën".