Makina del nga rruga në Laprakë

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në Tiranë.

Policia thotë se rreth orës 17:15, në Laprakë, shtetasi S. S., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.