Qytetari e pyet pse s'po rrit rrogat, Rama: Nuk e bën askush, bien shtetet. Duhet punë!
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë viruate me një qytetar i cili i kërkon llogari në Facebok pse nuk janë rritur rrogat.
Sipas Ramës, kjo çështje është përfshirë në buxhet dhe ligji hyn në fuqi në 1 qershor.
Teksa ndjekësi i bën thirrje të mbledhë mendjen pasi me rrogat aktuale e 5% rritje të pensioneve nuk blihet gaz as për të gatuar, Rama i kujton që nëse veprohet si në ’97, nëse shpërndahen më shumë para seç mblidhen shteti bie si atëherë.
Qytetari: E vertet esht qe çmimet i ul dhe i ngre tregu dhe jo Rama, po pagat rrogat kush i ngre tregu? Ke 6 muaj qe ti thua se qeveria do ngrei rrogat, mas 2 oresh u ngrejten çmimet ktu tek ne, ti thua do te ngrej pensionet 5 % .5 % nuk mjafton per te blere gaz per te gatuar o Rama, mblidh mendjen!
Rama: Rrogat jane vendosur ne buxhet dhe si gjithmone rritja hyn ne fuqi ne 1 qershor, ndersa mendjen duhet ta mbledhin ata qe i bejne hesapet pa hanxhine, sepse po te rriteshin rrogat sipas deshires e jo sipas mundesive, Gjermania do t'i kishte cuar 10 mije euro per person, po ja qe nuk e ben, sic nuk e ben askush, sepse bien shtetet, sic ra Shqiperia ne 1997-en po te shperndahen para me shume se sa c'mblidhen nga puna! Keshtu qe pune, pune, pune, qe te vazhdojme te rrisim mundesite.

