Berisha: Rama-Basha po i sulen me off-shore Portit të Durrësit, as pushtuesit nuk e kanë bërë këtë

Nga Durrësi ku po mban një takim për prezanton kandidatin e “Shtëpisë se Lirisë” për Bashkinë Durres, Ardian Muka, Sali Berisha foli edhe për portin e këtij qyteti.

Berisha tha se në një akt të pashembulltë në 3000 vite, Edi Rama dhe Lulzim Brava i vërsulet portit të Durrësit.

Ish-kryeministri shtoi se porti i Durrësit po përpiqet që të kalojë në Porto Romano dhe të bëhet port jahtesh, duke theksuar se një gjë të tillë po e bën kompania Rama-Basha.

Berisha: Durrësi ka parë vetëm beton dhe Gjush, Gjush, Gjush. Në një akt të pashembullt në 3000 vite, Edi Rama dhe Lulzim Brava i vërsulet portit të Durrësit. Në 3000 mijë vite, Durrësi ka njohur pushtues të egër dhe tërmete të rënda, por është ringjallur nga porti. Pori në të vërtetë ka qenë si një objekt i shenjtë për këtë qytet.

Këta vijnë një ditë dhe gjejnë një arab dhe na thonë se portin e merr Amari dhe do ta bëjë si Dubai. Porti i Durrësit në 3000 vite ka qenë gjithmonë i ngjitur me qytetin, por në vitin 2012 u bë projekti me të cilin do të thellohej, porti do të merrte anije 50 mijë tonëshe. Këto mjaftonin për vendin tonë. Që të besh një vendim të tillë, pa i pyetur qytetarët e Durrësit, asnjë pushtues nuk do ta bënte këtë. Këtë po e bën Rama dhe Lulzim Brava sepse duan me çdo kusht që të pasurohen. Tani na del se Amari ishte vetëm kalk. Ia ka shitur kompanisë Rama-Basha. Pas kësaj janë ata të dy që fshihen pas off-shorëve.