Tiranë, shpërthen në flakë mjeti në ecje e sipër, dyshohet defekt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 20:11
Një mjet ka marrë flakë në ecje e sipër mbrëmjen e sotme në Lundër në Tiranë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëme, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
"Me datë 11.02.2022, rreth orës 19:45, në Lundër, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin M. L. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet." - bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

