Aleatët e PD-së votuan pro zgjatjes së vetingut. Duma, Mediu e Xhaferraj nuk votuan reformën zgjedhore

Ora News publikon si kanë votuar deputetët seancën e djeshme në Kuvend lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetuese që parashikonin zgjatjen e afateve të organeve të vetingut si dhe me votimin për ngritjen e komisionit të reformës territorial dhe asaj zgjedhore.

Aleatët e PD-së pro zgjatjes së vetingut

Shtyerja e mandatit të organeve të vettingut të drejtësisë në seancen e së enjtes mori edhe votat e nevojshme nga opozita parlamentare. Përvveç Lulzim Bashës dhe të besuarve të tij, në 118 votat pro, janë përfshirë edhe aleatët e Partisë Demokratike. Pavarësisht se në luftën politike Berisha-Basha, aleatët  nuk janë pozicionuar qartë, për kerkesën e ndërkombëtarëve për të bashkuar votat me PS Vangjel Dule, Mesila Doda, Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi janë përgjigjur pozitivisht.

Nuk votuan reformen zgjedhore

Sa i takon pr/vendimeve për ngritjen e komisionit të reformës territoriale dhe zgjedhore vëmë re se Agron Çela ndryshe nga  deputetët e LSI-nuk ka votuar për reformën zgjedhore.

As deputetët krah Bashës, Grida Duma, Ferdinand Xhaferraj, apo kreu i PR-së Fatmir Mediu nuk kanë votuar reformën zgjedhore

Grida Duma nuk ka votuar për reformën zgjedhore por ka votuar për zgjatjen e vetingut dhe reformën territoriale

Fatmir Mediu nuk ka votuar për reformën zgjedhore por ka votuar për zgjatjen e vetingut dhe reformën territoriale

Ferdinand Xhaferraj nuk ka votuar për reformën zgjedhore por ka votuar për zgjatjen e vetingut dhe reformën territoriale

LSI abstenoi per reformen territoriale

Monika Kryemadhi ka votuar për reformën zgjedhore por ka abstenuar për zgjatjen e vetingut dhe reformën territoriale

Petrit Vasili ka votuar për reformën zgjedhore por ka abstenuar për zgjatjen e vetingut dhe reformën territoriale

Erisa Xhixho ka votuar për reformën zgjedhore por ka abstenuar për zgjatjen e vetingut dhe reformën territoriale

Ndryshe

Agron Çela ka votuar pro zgjatjes së afateve të organeve të vetingut dhe reformës territoriale, nuk ka votuar për reformën zgjedhore

Janë 12 deputetë që kanë qenë prezentë por nuk kanë votuar asnjërën nga pikat e rendit të ditës.

Nuk ka votuar asnjë

1. Luan Baçi
2 Sali Berisha
3. Luçiano Boçi
4. Oerd bylykbashi
5. Belind Këllici
6. Sorina Koti
7. Bujar Leskaj
8. Flamur Noka
9. Edmond Spaho
10. Agron Shehaj
11. Tritan Shehu
12. Albana Vokshi