Demalia: Veliaj duhet të ishte i akuzuar, ka shumë krime, deri te vdekja e një djali në landfill

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka një sërë shkeljesh dhe krimesh mbi shpinë.

Demalia theksoi se Erion Veliaj duhet të ishte me kohë në bangën e të akuzuarve, por në fakt del në media duke shpifur dhe duke u bërë një neveri e gjithë publikut.

Demalia: Kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj ka bërë shumë shkelje dhe krime. Ajo çka është e rëndë për politikën dhe mediat, apo edhe drejtësinë është se ky njeri me gjithë këto krime, deri te vdekja e një djali në landfill, ky njeri vazhdon në krye të bashkisë dhe ka kurajën që del dhe bën presion subjekteve të lira në vend. Ku është drejtësia? Kur dalin raportet e KLSH-së për incineratorët me një vlerë 400 milionë dollarë. Për kaq shumë duhet të kalojnë në shumë procese që janë mes shumë institucionesh. Nuk janë 1000 dollarë, por është një aferë që tregon inkriminim e shtetit dhe paratë e trafiqeve.

Ky kryetar bashkie është monstra. Ku është drejtësia? Drejtësia nuk ka nevojë për 1000 mekanizma. Pse shpikim këto ne? Erion Veliaj duhet të ishte me kohë në bangën e të akuzuarve. Pse ky njeri del dhe bilbiles në media duke shpifur dhe duke u bërë një neveri e gjithë publikut. Më incineratorët bëjnë justifikime për të fituar kohë dhe për të mbyllur krimi. Nga ana tjetër opozita vetë e ka humbur besueshmërinë prandaj përfitojnë ata.

Demalia shtoi se Shqipërisë sot i mungon një media që është pushte ti katërt, pasi pjesa më e madhe e saj është bërë palë me pushtetin.

Demalia: Shqipërisë sot i mungon një media që është pushte ti katërt, pasi pjesa më e madhe e saj është bërë palë me pushtetin. Media është e lidhur me oligarkinë dhe njerëzit i dinë të gjitha këto. Po të dalë një skandal i tillë në botë jepen dorëheqje, edhe për skandale fare banale. Media në Shqipëri është palë e klaneve të ndryshe, e bandave politike dhe marrin pagesat. Në studiot televizive përplasen pa arsyetim duke mbrojtur bandat që përfaqësojnë.