I penduari zbërthen grupin e Laçit, akuzohen për vrasje me pagesë. Qëlluan dhe mbi policinë në Kashar

Një nga personat e arrestuar nga prokuroria e Kurbinit, si pjesë e skuadrës që dyshohet se realizonin vrasje me pagesë dhe që shtinë me armë ndaj patrullës së policisë në Qafë-Kasharit, ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë rreth aktivitetit kriminal të grupit.

 Njëri prej të arrestuarve ka thyer heshtjen, duke marë statusin e bashkëpuntorit, dhe vendosur të bashkëpunojë me Drejtësinë. Ai u ka treguar punonjësve të policisë së Tiranës, se ishte paguar kundrejt 20 mijë euro nga një person tjetër për të vrarë me armë zjarri shtetasin, Alfred Gjoka, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Fushë-Kuqe të Laçit, raporton Ora News.

Gjoka është qëlluar disa herë me armë në një pritë në të cilën ka qenë dhe vetë bashkëpuntori i prokurorisë.

Nga sulmi me armë aso kohe, Gjoka nuk mbeti i lënduar, vetëm kamionçina në të cilin po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.

Bashkëpunëtori ka treguar se plani për vrasjen e Gjokës në muajin Gusht 2021 ka dështuar, pasi objektivi ka reaguar shumë shpejt duke u larguar me kamionçinën e tij, raporton Ora News 

Ai ka treguar dhe se për llogari të kujt dhe se kush ka paguar 20 mijë euro për eleminimin fizik të Alfred Gjokës.

Sulmi ndaj policeve

Bashkëpuntori, ka treguar dhe për mbrëmjen e 14 Janarit 2022 në zonën e Qafë-Kasharit, kur u sulmua me armë kundrej policisë e cila  ishe vënë në ndjekje.  Pikërisht kjo ngjarje ka çuar në zbulimin e grupit të vrasësve me pagesë.

Vjedhjet 

Bashkëpuntori u ka treguar oficerëve të policisë, se ai së bashku me personat e tjerë kanë kryer rreth 6 episode vjedhjesh në zonën e Laçit dhe Tiranës.

Arrestimet

Në operacionin e koduar “Storm” u arrestuan më 27 janar 2022 ndërsa më 29 janar gjykata e Lezhës vendosi te jepte masen e sigurise "arrest me burg"

- Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

 - Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

 - Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

 - Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike

Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

U shpall në kërkim Shpëtim Kraja

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuesë në Kurbin.

Shenim: Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Ora News shoqëruar me linkun e artikullit original.