Raiffeisen Bank "dhuron zërin", vullnetarë nga stafi lexojnë libra për bibliotekën audio të atyre që nuk shikojnë
Stafi i Raiffeisen Bank ka mbajtur fjalën e dhënë në fund të viti të kaluar, duke u bërë kështu vullnetarë duke dhuruar zërin e tyre për pasurimin e bibliotekës audio të atyre që nuk shikojnë. Në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë, anëtarë të stafit do të lexojnë çdo ditë libra në mënyrë që të pasurojnë bibliotekën e tu japin mundësi të gjithëve të arsimohen.
"Ftoj të gjithë punonjësit e Raiffeisen për të dhuruar zërin".
Zëri mund të shkoj atje ku shikimi nuk mundet. Ndaj edhe stafi i Raiffeisen Bank e mbajti premtimin e dhënë duke u bërë pjesë e nismës “Dhuruesit e zërit”.
Vullnetarët do të lexojnë libra për të krijuar një bibliotekë audio të pasur për ata që nuk mund të shikojnë.
"Pas dy muajsh jemi rikthyer me një pjesë të kolegëve të Raiffeisen Bank, të cilët do të lexojnë libra në mënyrë që të pasurojnë bibliotekën audio."
Një ndër fokuset kryesore të Raiffeisen Bank është mbështetja e projekteve që në qendër kanë edukimin pa asnjë dallim.
Teknologjia eshte aleati kryesor it ë nxënit për fëmijër që nuk shikojnë prandaj Raiffeisen Bank në dy vitet e fundit ka siguruar fjalën e fundit të mjeteve të teknologjisë mbashtetëse për këtë komunitet, kjo me qëllim për tu ofruar një mjedis studimi të pavarur.
Por sot, nuk bëhet fjalë vetëm për pajisje, por për të dhuruar zërin në ndihmë të 12 mijë njerëzve që nuk shikojnë.

