"Drejtësia nuk lëviz as para një krimi shtetëror", Vasili tregon nëse LSI do votojë Pro apo Kundër zgjatjes së Vettingut
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediet para nisjes së seancës së sotme plenare tha se drejtësia nuk ka lëvizur as para një krimi shtetëror duke ju referuar akuzave të Presidentit Meta se Kuvendi ka falsifikuar dokumente të cilat i paraqiti në gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij. Ai nuk pranoi të përgjigjej nëse LSI do të votojë sot Pro apo Kundër zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut por deklaroi se Reforma në Drejtësi është e kapur.
Vasili tha se "mashtrimi me vulë dhe me firmë është fakt."
Vasili: Sot kemi përballë një institucion i cili është përfshirë në krim shtetërore, në manipulime shumë të rënda dhe organi më i lartë ligjvënës Kuvendi, përballë kreut të shtetit në Gjykatën Kushtetuese është përfshirë në falsifikim, manipulim dhe mashtrim. Mendoni ju tani se qytetarët e ndershëm do gënjejë drejtësinë pas këtyre banditëve të cilët i shkatërrojnë shtëpitë dhe bëjnë sikur duan t'i dëgjojnë.
Krimi që ka ndodhur në të cilin drejtësia me regji dhe e kapur ka mbyllur sytë, gojën, zyrat është momenti më i rëndë që Shqipëria ka parë. Drejtësia në vend të shkëlqente siç prisnin shqiptarët, shohim që kjo drejtësi nuk lëviz as për një krim shtetëror. Kjo është kryesorja, gjithçka tjetër është farsë. Nuk kam asnjë lidhje me këto që thoni ju dhe këto forca politike që janë jashtë vëmendjes time.
Vasili nuk pranoi të përgjigjej nëse LSI do të votojë sot Pro apo Kundër zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut.
