Çupi: Incineratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi, nuk përpunohet asnjë mbetje
Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka postuar një video në Facebook ku shkruan se inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi.
Sipas saj, pagesat drejt tij duhet të ish ndalur dhe se ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën.
Ajo thekson se 28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë.
Çupi shton se Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Evropës, dhe se Rama është i korruptuar bashkë me qeverinë e tij.
Çupi: Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi, pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën. 28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë! Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen. Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Evropës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

