Rama emëron si zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malon

Përmes një vendimi të qeverisë shqiptare, është emëruar në detyrë zëvendësministër i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Këtë post Rama ka emëruar kështu në këtë detyrë Artemis Malon.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.