Xhaçka: Nuk kemi draft-rezolutë për Ukrainën, do të luajmë rol aktiv bashkë me SHBA-në

Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, ministrat kanë dalë duke raportuar para mediave vendimet e marra.

E pyetur nga gazetarët ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se akoma nuk ka një draft-rezolutë lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Ajo shtoi se Shqipëria ka mbështetjen e SHBA-ve në këtë proces dhe se vendi ynë do të luajë një rol shumë aktiv dhe të besueshëm në këtë proces.

Xhaçka: Nuk kemi një projekt-rezolutë të draftuar lidhur me konfliktin në Ukrainë, sigurisht që është përkrahja e vendeve të tjera, por jemi në fazën ku jemi dakordësuar me SHBA-të për një bashkëpunim të ngushtë, ku do të jemi të dyja palët bashkëhartues duke thelluar një marrëdhënie strategjike.

Ne jemi një vend konstruktiv dhe i besueshëm dhe që do të luajmë një rol shumë aktiv në Këshillin e Sigurimit për gjatë 2 viteve të mandatit tonë.